Veprimi Rinor Lokal në bashkëpunim me Komunën e Kamenices dhe mbështetjen e organizatës zvicerane HELVETAS, organizon aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, me datat 11 dhe 12 Gusht.
Më 11 gusht, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë do të realizohet një vizitë në një monument historik me rendesi te veçante, “Mullinjtë binjak” në fshatin e Hogoshtit, një diskutim/debat ndërmjet të rinjëve dhe strukturave që ndërlidhen me të rinjët dhe shfaqja e disa filmave në ambient të hapur.
Ndërsa, më 12 gusht do të bëhet realizimi i muraleve në qytet ku Organizata “UN Youth Task Force Kosovo” bashkon forcat me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal Kamenicë për të festuar Ditën Ndërkombëtare të të Rinjëve me edicionin e 5-të të projektit “Breaking Borders Through Art”.
Përkitazi me këto aktivitete, në prag të Ditës Botërore të Rinisë, ne morrëm një prononcim nga kryetarja e KVRL, Lidiona Marovca.
“Të rinjë nga komunitete të ndryshme nga e gjithë Kosova do të mbledhen në qytetin e Kamenicës të pikturojnë së bashku dhe të socializohen, pa dallime etnike. Do të jetë një performancë artistike nga te rinjtë e qytetit tonë, e poashtu do të jetë këndi i pikturimit ata mund të shprehin talentin e tyre, pastaj aktiviteti “Lojra pa kufi”, ku do të jetë një turnir i pingpongut streetfutball, pastaj do të bëhet një prezantim i veturave të vjetra të disa të rinjëve të Kamenicës”, tha Marovca.
Aktivitetet do të përmbyllen me një koncert, ku të rinjët e talentuar të Kamenicës do të performojnë këngë të ndryshme për të pranishmit.