Qendra për Hulumtime PsikoSociale dhe Mjekësore ka organizuar ngjarjen e titulluar ‘Evidence Based Future’ (E ardhmja e mbështetur në evidencë) me 15 gusht nga ora 10:00 në Hotel Sirius. Qëllimi i kësaj ngjarje, është prezantimi i hulumtimeve shkencore, që ofrojnë analizën e nevojave dhe që mund të shërbejnë si bazament për ndërtimin e intervenimeve efikase. Në këtë ngjarje do të prezantohen rezultatet e tre hulumtimeve, që përfshijnë më shumë fushën e trashigimisë familjare, përkatësisht trashigimia tek gratë.
Gjithashtu do të prezantohen të dhënat e fundit për konsumimin e duhanit, alkoolit dhe substancave psiko-aktive në komunën e Prishtinës si dhe kohezioni familjar dhe socailizimi i fëmijëve.
Psikologu dhe profesori universitar Fitim Uka, do të prezantohet në këtë ngjarje me hulumtimin e tij mbi familjen. Ai për Radio KFOR-in tregoi më shumë për hulumtimin e tij:
“Prezantimi im do te fokusohet në rolin e familjes dhe do të jetë një përmbledhje e hulumtimeve që flasin për domosdoshmerinë qe në familje të ofrohen modele të mira të sjelljes”, u shpreh Uka.
Pjesëmarrja është pa pagesë dhe është i hapur për të gjithë.