Në këtë kohë, kur shumica e fëmijëve posedojnë shumë gjëra, përfshirë edhe telefona të mençur dhe gjëra të tjera të kushtueshme, zakonisht janë të prirë që të gjitha t’i marrin si të mirëqena, duke mos i vlerësuar ato.
Prandaj, do të ishte mirë, që prindërit, përveç tjerash, tu mësojnë fëmijëve të tyre rëndësinë që ka në jetë, mirënjohja dhe vlerësimi i të mirave që gëzojmë në jetë, pavarësisht se mund të ju duket si një betejë e vështirë për tu realizuar. Por, përtej sfidave me të cilat mund të përballeni për t’i ndihmuar fëmijët të ndjehen mirënjohës , në një botë që duket se vlerëson mbi bollëkun, ekspertët rekomandojnë që të mos dorëzoheni.
Nxiteni fëmijën tuaj të thotë “Faleminderit” rregullisht. Filloni të bëni biseda rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh mirënjohës.
E rikujtojmë një studim të vitit 2019, i botuar në ‘Journal of Happiness Studies1’, i cili zbuloi se mirënjohja lidhet me lumturinë tek fëmijët, që në moshën 5 vjeç dhe kjo, sipas tyre, nënkupton se rrënjosja e mirënjohjes tek fëmijët tuaj në një moshë të re, mund t’i ndihmojë ata që kur të rriten të jenë njerëz më të mirë dhe më të lumtur për begatitë që kanë në jetë.