Moti i ftohtë i dimrit, është koha e përsosur për të larguar peshë dhe për tu djersitur, meqë ka shumë aktivitete sportive që mund ti kryejmë në ambiente të mbyllura, e që do t‘na mbajnë në formë të mirë fizike gjatë gjithë dimrit.
Volejbolli – Nuk është shumë e vështirë të gjejmë një ambient të brendshëm për të luajtur volejboll me shoqëri, gjithçka që na nevojitet është një rrjetë dhe tre deri në katër lojtarë në secilën anë. Kërcimet dhe lëvizjet e vazhdueshme, do t’ju bëjnë të djersiteni seriozisht dhe të mbani trupin tuaj në formë.
Ping Pongu – Ping pongu gjithashtu llogaritet si sport i brendshëm dhe krejt çfarë ju duhet këtu, është një rrjet dhe tavolinë si dhe një shokë apo shoqe, që të mund të luani me njeri tjetrin.
Futsal – Sporti tjetër që mund ta praktikoni përbrenda, është loja futsal (I ngjashëm me futbollin) dhe luhet me pesë lojtarë në secilën anë, në një fushë të vogël e të mbyllur. Loja është me të vërtetë e njohur për fëmijët, mirëpo kohëve të fundit edhe të rriturit po e praktikojnë këtë sport.
Këto sporte të lartpërmendura, ishin vetëm disa nga shumë aktivitete sportive të cilat mund ti zhvilloni në ambiente të mbyllura, andaj nuk kemi justifikime për të ftohtin dimëror, sepse kemi mënyra të ndryshme për ta mbajtur trupin tonë në formë të mirë fizike.