Korrupsioni ka ndikime negative në çdo aspekt të shoqërisë dhe është thellësisht i ndërthurur me konflikte dhe me paqëndrueshmëri, duke rrezikuar zhvillimin social dhe ekonomik dhe duke minuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit.
‘Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit’ e cila shënohet sot (09 dhjetor), synon të vë në pah lidhjet thelbësore midis anti-korrupsionit dhe paqes, sigurisë dhe zhvillimit. Në thelbin e tij qëndron nocioni, se luftimi i këtij krimi është e drejtë dhe përgjegjësi e gjithsecilit dhe se vetëm përmes bashkëpunimit dhe përfshirjes së çdo personi dhe institucioni, mund të kapërcejmë ndikimin negativ të këtij krimi.
Korrupsioni, jo vetëm që pason konflikt, por është gjithashtu një nga shkaktarët kryesor të tij. Ai nxit konflikt dhe pengon proceset e paqes, duke atakuar sundimin e ligjit, duke përkeqësuar varfërinë, duke lehtësuar përdorimin e paligjshëm të burimeve dhe duke siguruar financim për konfliktin e armatosur.
Tema e sivjetme, e cila shënon ‘Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 2022’, lidhet me rikuperimin nga virusi CoViD-19, “Rikuperohuni me integritet”.