Ka përfunduar faza e grupeve dhe raundi i 1/16, në një prej garave më emocionuese në planet në futboll dhe mund të themi se ky raund na solli edhe shumë befasi, duke lënë jashtë 1/8 të finales edhe kombëtare që konsideroheshin favorit, për të fituar Kupën e Botës në futboll. SHBA-ja, Australia, Polonia, Senegali, Japonia, Koreja Jugore, Spanja dhe Zvicra i dhanë lamtumirën këtyre garave, ndërsa faza e çerekfinales do të jetë interesante me ndeshjet që do të zhvillohen në mes:
Kroacisë – Brazilit që do të zhvillohet më 9 dhjetor, ora 16:00
Holandës – Argjentinës që do të zhvillohet më 9 dhjetor, ora 20:00
Marokut – Portugalisë që do të zhvillohet më 10 dhjetor, ora 16:00
Anglisë – Francës që do të zhvillohet më 10 dhjetor, ora 20:00
Kampioni i ri botërorë do të mësohet me datën 18 dhjetor, kur edhe zhvillohet ndeshja në mes të finalistëve potencial nga ekipet e lartpërmendura në ‘Lusail Iconic Stadium’.