Derisa bota po lufton me virusin COVID19, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përmes faqes zyrtare të saj në facebook bën thirrje për fikje të dritave për një orë në gjithë botën, duke filluar nga ora 20:30 me orën lokale të secilit vend, si shenjë solidariteti në mbështetje të mjedisit.
Ky aktivitet po organizohet sot (28.03.20) në gjithë botën, në kuadër të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, e për informata shtesë klikoni në këtë adresë elektronike: www.earthhour.org.