Çdo vit, më 20 mars, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Lumturisë”, një nismë e Kombeve të Bashkuara që synon të promovojë rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies në jetën e njerëzve. Kjo ditë u shpall zyrtarisht në vitin 2012, duke theksuar se lumturia është një e drejtë themelore dhe një qëllim global për zhvillim të qëndrueshëm.
Sipas ekspertëve, lumturia nuk lidhet vetëm me suksesin material, por edhe me marrëdhëniet e mira, shëndetin mendor dhe ndjenjën e përkatësisë në një komunitet. Për këtë arsye, organizatat dhe qeveritë në mbarë botën, zhvillojnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin mbi faktorët që ndikojnë në mirëqenien e njerëzve, si edukimi, kujdesi shëndetësor dhe barazia sociale.
Edhe në Kosovë, kjo datë po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, me mesazhe inkurajuese dhe evente që nxisin ndjesinë e gëzimit dhe mirënjohjes.
Në këtë “Ditë Ndërkombëtare të Lumturisë”, le të kujtojmë se lumturia fillon me gjëra të vogla, një buzëqeshje, një gjest i mirë apo një moment mirënjohjeje!