Romët janë një komunitet që ka vuajtur për shumë shekuj nga diskriminimi dhe margjinalizimi në gjithë botën. Ata shpesh janë përballur me stigmatizim, urrejtje, dhunë si dhe me pengesa të vazhdueshme në fushat e arsimit, punësimit dhe shërbimeve shëndetësore. Kjo ka krijuar një hendek të thellë midis komunitetit rom dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
Sot më 8 prill, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Romëve’, një ngjarje me rëndësi të madhe për komunitetin rom. Kjo ditë shënon jo vetëm një mundësi për të festuar pasurinë kulturore të këtij komuniteti, por gjithashtu është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi të drejtat e romëve, sfidat që ata përballen dhe rëndësinë e integrimit të tyre në shoqëri.
Kjo ditë u shpall në vitin 1990, gjatë Kongresit të Romëve të mbajtur në Varshavë, në Poloni.
‘Dita Ndërkombëtare e Romëve’ është një mundësi për të shënuar kontributet e jashtëzakonshme të këtij komuniteti dhe për të promovuar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.







