– Më 9 prill, të vitit 1999, ka lindur artisti revolucionar, i njohur për hitin e tij ‘Old Town Road’, Lil Nas X. Reperi me këtë këngë bëri histori duke qëndruar në vendin e parë në tabelën Billboard Hot 100, për 19 javë rresht.
– Më 9 prill, të vitit 2013, kënga e Adele ‘Someone like you’, ishte kënga më e shkarkuar në Angli. Pas Adele, ishin bendi Maroon 5.
– Më 9 prill, të vitit 1969, Bob Dylan lansoi albumin e tij të nëntë në studio, të titulluar ‘Nashville Skyline’, që karakterizohej nga muzika country.
– Në po këtë datë, të vitit 1977, grupi ABBA arritën në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në Amerikë, me këngën ‘Dancing Queen’. Kjo këngë u bë hit edhe në 12 vende të tjera.







