‘Green Art Fest`18’ vjen me edicionin e dytë, të cilin e kanë emërtuar ‘Hellow Tomorrow’.
Ky festival artistik, pritet të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 shtator, në sheshin “Aziz Zhilivoda”, në Obiliq.
Informatat në pyetjen se: Çka ne mundemi të bëjmë ne sot, për një të nesërme më të mirë?, mund t’i gjeni në një ambient kreativ me pikturim të hapur në shesh, shfaqje të filmave mjedisore, ekspozim të fotografive, muzikë e aktivitete të shumta që organizohen në kuadër të “Hello Tomorrow”.
Për të qenë pjesëmarrës i këtij aktiviteti, ju mund të aplikoni përmes kësaj adrese: kigreen.ks@gmail.com, deri më 19 shtator.