Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj në vazhdën e organizimeve për të rinj, me datën 10 shtator, në Galerinë e Arteve në Qendrën e Kulturës nga ora 18:00, do të organizoj ekspozitë për të rinj të komunave të ndryshme.
Koodrinatorja e projekteve për të rinj në komunën e Ferizajit, Dashurije Ahmeti në një prononcim për Radio KFOR-in, tregoi se ky aktivitet mbështetet në planin rinor për dialog ndërkomunal:
“Ekspozita do të mbahet ne Galerinë e Arteve me datën 10 shtator dhe është kolektive. Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë artistët e rinj nga të gjitha komunitetet: shqiptar, serb, rom dhe ashkali, nga komuna e Ferizajit, Shtërpcës dhe Kllokotit. Ky projekt organizohet në kuadër të aktiviteteve duke u mbështetur në planin rinor për dialog ndërkomunal.”
Ky aktivitet mbështetet edhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj dhe po vazhdon si rezultat i aktiviteteve të realizuara në kuadër të javës së KFOR-it në këtë qytet.