‘Serbia and Kosovo – Intercultural Icebreakers’, është programi i radhës ndërkulturor në mes të Kosovës dhe Serbisë, që vjen nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, në Serbi. Programi i cili do të mbledhë 16 të rinj nga Kosova dhe Serbia, kësaj radhe fton rininë artdashëse që ti bashkohen projekteve për kulturë dhe art. Programi është i ndarë në dy seminare: I pari përfshinë vizitën studimore që zgjatë nëntë ditë në Prishtinë, Beograd, Novi Sad e Prizren, ndërsa seminari i dytë do të zgjasë pesë ditë, ku pjesëmarrësit do të mbajnë ekspozita ose ndonjë ngjarje tjetër publike që do të zhvuillohen në dy qytete.
Afati i fundit për aplikim është data 18 Mars 2019. Për të qenë pjesë e aktiviteteve ‘Serbia and Kosovo – Intercultural Icebreaker’, ju duhet jeni të moshës 18- 30 vjeç, të jeni aktiv në fushën e kulturës ose artit në përgjithësi, të jeni të motivuar për të fituar njohuri të reja për kulturën e rezistencës, interkulturalizmit, multikulturalizmit, kulturës së të drejtave të njeriut si dhe të keni njohuri të gjuhës angleze.
Formën e aplikimit mund ta dërgoni në helsinskiodbor2018@gmail.com