Në këtë epokë teknologjike, ku telefonët e mençur po na e rrëmbëjne shumicën e kohës, më shumë se çdo gjë tjetër, na nevojiten më shumë aktivitetet sportive.
Një i tillë është edhe aktiviteti i ditës së nesërme (13.03.19), që do të mbahet në qendrën “Termokiss”, në Prishtinë, nga ora 20:00.
Admiruesit e sportit të ping-pongut, do të kenë rastin që të argëtohen, të njoftohen me njerëz të rinj, të krijojnë miqësi të reja dhe mbi të gjitha të luajnë ping pong, në turnirin që zhvillohet nesër. Ky aktivitet sportiv i ping-pongut është i hapur për të gjithë.