Një libër i bukur, një poezi apo një thënie e mrekllueshme që nuk e harroni asnjëherë, mund të ndikojë që të jeni më pozitiv dhe të inspiroheni çdo ditë.
Më poshtë mund të lexoni disa thënie pozitive dhe inspiruese për ta filluar dhe mbaruar ditën:
- “Njerëzit që janë mjaft të çmendur për të menduar se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që e bëjnë”-Rob Siltanen
- “Mbajeni fytyrën tuaj gjithnjë drejt dritës së diellit dhe hijet do të bien pas jush” – Walt Whitman
- “Gjithçka që ju nevojitet është plani, harta e rrugës dhe guximi për të vazhduar në destinacionin tuaj”- Earl Nightingale
- “Optimizmi është një magnet i lumturisë. Nëse qëndroni pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do t’ju tërheqin” – Mary Lou Retton
- “Mundohuni të jeni ylber, në retë e dikujt”- Maya Angelou
- “Ndiqni lumturinë tuaj dhe universi do të hapë dyert edhe aty ku ka vetëm mure”- Jozef Campbell
- “Ju duhet të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë”- Mahatma Gandhi
- “Nëse dëshiron të jetosh një jetë të lumtur, lidhe jetën me një qëllim, jo me njerëz ose objekte”- Albert Einstein
- “Jini mirënjohës për ato që keni, sepse do të përfundoni duke pasur më shumë”- Oprah Winfrey
- “Kudo që të shkoni, pa marrë parasysh motin, sjellni gjithmonë diellin tuaj” – Anthony J. D’Angelo