Çdo vit më 22 mars, shënohet “Dita Botërore e Ujit” e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e ruajtjes së ujit të pijshëm.
Ndërsa popullsia globale po rritet, po kështu në rritje e sipër është edhe kërkesa për ujë të pijshëm, e kjo kërkesë e shtuar po i varfëron burimet natyrore dhe po dëmton mjedisin jetësor në shumë vende të botës.Shënimi i “Ditës Botërore të Ujit” u caktua nga Kombet e Bashkuara, në 1993 dhe që nga ajo kohë, çdo vit, organizohen fushata të ndyshme që kanë të bëjnë me projektet ujore. Fushata e këtij viti është “Uji dhe ndryshimi klimatik” dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e të gjithëve se se si uji dhe ndryshimet klimatike janë të lidhura në mënyrë të pandashme.
Uji është burimi ynë më i çmuar, prandaj duhet ta përdorim me përgjegjësi!