Pas përmbylljes së suksesshme të sezonës, Teatri Kombëtar i Kosovës vazhdon me përgatitjet për shfaqjet e reja nga shtatori 2023.
Së shpejti, premiera e parë, do të jetë shfaqja, “Ditë Vere” nga autori Sławomir Mrożek, me regji të Kaltrim Balaj, për të vazhduar me “1984” – kryevepra e George Orwell vjen premierë me datën 30 shtator, në dramatizimin dhe regjinë e Igor Mendjisky.
Pastaj, është “KAMARJA E TURPIT” e Ismail Kadaresë e cila vjen premierë në muajin dhjetor, në regjinë e Kushtrim Koliqit dhe me dramatizim të Doruntina Bashës.
Teatri Kombëtar i Kosovës, përmes faqes së tij në facebook, ka njoftuar se “THE BEST EUROPEAN THEATRE SHOW” – një bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës me Teatro Opole – Poloni, Teatri Due Parma – Itali, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica dhe Teatru Malta – Maltë, me autorë Marko Bratush & Haris Pasovic dhe regji të Haris Pasovic, me pjesëmarrjen e aktorëve të TKK-së, May-Linda Kosumovic dhe Armend Smajli dhe me muzikën e kompozuar nga Trimor Dhomi, do të jenë premierë më 13 tetor të këtij viti.