Pavarësia e energjisë, është një temë e rëndësishme në shoqëri për shkak të ndikimit të saj në zhvillimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe mjedisin. Për shumë arsye, sot (10.07.23) shënohet ‘Dita Globale e Pavarësisë së Energjisë’, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së pavarësisë së energjisë dhe të promovojë hulumtimin, zhvillimin dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.
Pavarësia e energjisë është një objektiv kryesor, në përparimin drejt një shoqërie dhe ekonomie të qëndrueshme. Në këtë ditë, organizohen fushata dhe evenimente për të nxitur përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në shtëpi, komunitete dhe industri.
Përmes bashkëpunimit global dhe ndërgjegjësimit, është e mundur të krijojmë një botë më të qëndrueshme dhe të sigurt në aspektin energjetik.