Si çdo vit, në muajin tetor, të gjithë ne bashkohemi për të reflektuar dhe mësuar për një çështje shumë të rëndësishme: depresionin dhe shëndetin mendor. Ky muaj shënohet për të theksuar rëndësinë e mirëkuptimit, edukimit dhe ndihmës në lidhje me këto çështje të ndjeshme.
Depresioni është një problem shëndetësor mendor që prek shumë njerëz në të gjithë botën. Sipas të dhënave të fundit, në botë nga depresioni vuajnë rreth 280 milion njerëz dhe pikërisht në tetor, bota i kushton vëmendje kësaj çështjeje, për të nxitur komunikimin dhe aftësimin rreth shëndetit mendor.
Në këtë muaj të posaçëm, organizatat dhe individët angazhohen për të ofruar mbështetje dhe ndërgjegjësim për ata që janë të prekur nga depresioni ose probleme të tjera të shëndetit mendor. Gjithashtu, kujtohet se kujdesi për shëndetin mendor është një përgjegjësi që duhet të ndajmë të gjithë së bashku. Le të bashkohemi në përpjekjet tona për tu sensibilizuar më shumë rreth kësaj çështjeje dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
Le të përcjellim mesazhin se ndihma është në dorën tonë dhe bashkërisht është më e lehtë të punojmë në të mirë të shëndetit mendor, për veten dhe për të tjerët.