Sot shënohet ‘Dita Botërore e Kafshëve’, e cila çdo vit me 4 tetor, feston për të gjitha llojet e kafshëve me gëzof, në të cilën njerëzit kujtojnë rolin e rëndësishëm që luajnë kafshët në planetin tonë. Në këtë ditë mëtohet të rritet ndërgjegjësimi në lidhje me përmirësimin e standardeve të mirëqenies së kafshëve, në të gjithë globin.
Ekziston edhe protokolli BE-së në këtë fushë “Protokolli për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve”, i cili vendos rregullat për kujdesin dhe trajtimin e tyre. Zyrtarisht, protokolli njeh që kafshët janë qenie me ndjenja dhe i detyron institucionet Evropiane, ti marrin plotësisht në konsideratë kërkesat ligjore për mirëqenien e kafshëve. Legjislacioni Evropian në fushën e mirëqenies së kafshëve, synon t’i shpëtojë kafshët nga çdo vuajtje e panevojshme në tre fusha kryesore: blegtori, transport dhe thertore.
‘Dita Botërore e Kafshëve’ po rritet gradualisht në një ngjarje globale që bashkon dhe inkurajon lëvizjen e mbrojtjes së kafshëve duke hapur strehimore shpëtimi për kafshët, duke filluar fushata për mirëqenien e kafshëve dhe për trajtimin e duhur të tyre.