Tetori njihet ndryshe edhe si muaj i muzikës Country dhe për këtë duhet falënderuar Presidentin Amerikan, Richard Nixon, i cili në vitin 1970, shpalli muajin tetor, si “Muaj të Muzikës Country”. Muzika Country ka rrënjë të thella në kulturën amerikane dhe shënimi i këtij muaji ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave që ajo përfaqëson.
Andaj ky muaj shërben si një mundësi për të promovuar muzikën Country dhe për të nderuar artistët dhe kultivimin e këtij zhanri. Gjatë muajit tetor, në SHBA organizohen festivale dhe koncerte të muzikës Country, ku artistët e njohur dhe ata të rinj kanë mundësinë të paraqesin punën e tyre.
Tetori shpesh lidhet edhe me sezonin e vjeshtës dhe festën ‘Dita e Falënderimeve’, që kanë lidhje të forta me tematikat e muzikës Country, duke përfshirë jetën rurale, natyrën dhe familjen.
Disa nga artistët më të njohur të muzikës Country, janë: Keith Urban, George Strait, Carrie Underwood, Chris Stapleton, Shania Twain, Waylon Jennings, Willie Nelson, Merle Haggard, Garth Brooks, George Strait, Taylor Swift, etj.