“Termokiss”, për herë të parë, ofron mësime në gjuhën spanjolle. “Klubi i spanjisht folësve”, tani e tutje, çdo të enjte nga ora 18:30, do të takohet përmes aplikacionit “Zoom”.
“Termokiss” njofton gjithashtu se ky grup ofron mundësi të mirë për të gjithë të interesuarit që duan të mësojnë apo edhe të praktikojnë gjuhën spanjolle. Bisedat rreth temave të ndryshme do të ndihmojnë në përmirësimin e nivelit, mësimin e gramatikës dhe mësimin e shprehjeve të reja.
Vegëza për pjesëmarrje në këtë klub, shfaqet çdo të enjte, pak para orës 18:30, në faqen zyrtare të Termokiss.