“Nëse dëshironi të keni paqe për vete, siguroni paqen për të tjerët”, kështu ka thënë Dalai Lama, e ata që çdo ditë e shpërndajnë dhe e ruajnë paqen, janë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, të cilët nderohen e falënderohen më së shumti sot, më 29 maj, në shënimin e “Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të bashkuara”.
Në shënimin e kësaj ditë, për Radio KFOR-in, flet zyrtarja e Kombeve të Bashkuara nga Njësia për Dialog dhe Pajtim në Kosovë, Dijana Simijonović: “ Është një mundësi për të njohur dhe nderuar të gjitha gratë dhe burrat që kanë shërbyer dhe janë duke shërbyer në ushtri, polici ose si civilë në paqe ruajtjen e OKB. Ne vlerësojmë profesionalizmin, përkushtimin dhe guximin e tyre dhe i kushtojmë nderime kujtimit të atyre që humbën jetën. Tema e ‘Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtjes’, së OKB këtë vit, janë ‘Gratë në Paqeruajtëse’ dhe për këtë arsye ekziston një thirrje e hapur për rritjen e pjesëmarrjes dhe bashkimit të grave në misionet paqeruajtëse, sepse vetëm së bashku mund të ulim hendekun gjinor që ekziston, e që është thelbësor për paqe të qëndrueshme.”
Data e sotme 29 Maj, ofron një shans për të vlerësuar kontributin e paçmuar të personelit në uniformë dhe civil, në punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.