Televizioni është një nga mediumet më të fuqishme dhe më të rëndësishme për dekada të tëra, duke luajtur një rol kyç në formësimin e kulturës, informimit global, edukimit dhe argëtimit. Në dhjetor të vitit 1996, ishte ‘Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara’ e cila shpalli 21 nëntorin, ‘Ditë Botërore të Televizionit’.
Televizori është shpikur në vitin 1927 dhe fillimisht ka qenë një teknologji e kufizuar, e përdorur në disa zona të caktuara. Gjatë viteve të 50-ta, ky medium solli një periudhe të re në komunikim dhe informim duke u bërë një nga mediumet më të fuqishme në botë.
Lajmet dhe programet informative, që janë transmetuar përmes këtij mediumi, kanë ndikuar në formimin e opinionit publik dhe në ngritjen e ndërgjegjësimit për çështjet globale dhe lokale. Përveç informimit, televizioni gjithashtu na ka shërbyer edhe si një mjet i fuqishëm për argëtim. Programet televizive, serialet, filmat dhe spektaklet e ndryshme kanë tërhequr miliona shikues në mbarë botën.
Pa dyshim, televizioni mbetet një nga mediumet më unifikuese, që bashkon komunitete nga e gjithë bota.







