Telefonat e mençur, sa vijnë e bëhet më të sofistikuar. Këtë muaj, Samsung na njoftoi me modelin e ri Galaxy M36, një telefon që premton të sjellë një përvojë krejtësisht të re për përdoruesit. Pajisja vjen me një ekran Super AMOLED me frekuencë 144Hz, kamera të drejtuara nga Inteligjenca Artificiale (AI) dhe një bateri që qëndron deri në dy ditë, me karikim të shpejtë prej 65W.
Edhe Apple nuk mbetet pas, meqë spekulimet rreth modeleve të reja iPhone, flasin për integrim më të thellë të AI në kamerën e telefonit, kontroll pa prekje dhe rritje të ndjeshme të sigurisë përmes identifikimit me syrin e përdoruesit.
Kjo garë teknologjike midis gjigantëve po çon drejt një epoke të telefonave ultra-inteligjentë, që jo vetëm kryejnë funksione bazë, por bëhen gjithnjë e më shumë asistues personalë për çdo aspekt të jetës sonë.
Se çfarë integrimesh do të kenë telefonat e ardhshëm të kompanive globale, është diçka që do ta kuptojmë me kohë!







