Monodrama ‘Nitë’ inspiruar nga vepra e shkrimtarit Josip Rela, do të jetësohet në skenë nga aktorja Shqipe Gashi, me 30 janar nga ora 20:00 në teatrin ‘Oda’, në Prishtinë.
Për Radio KFOR-in aktorja e cila ka shkruar dhe paraqitet si aktore në monodramë Shqipe Gashi, tregoi për tematikën që trajton kjo shfaqje: “Shfaqja ‘Nitë’ është një mono-performancë e bazuar në dramën “Nita”, nga Josip Rela, shkruar dhe performuar nga unë. Duke u fokusuar në personazhin kryesor të dramës, “Nitë” tregon një ngjarje të një vajze të shekullit 18, e cila, e dashuruar thellësisht, përballet me probleme të shoqërisë. Duke udhëtuar në kohë dhe duke takuar veten e saj, Nita shtron pyetje për jetën e saj, për shoqërinë, për obligime dhe vendime, për gjykime e rregulla, për dashurinë dhe dëshirat dhe duke u munduar të gjejë rrugën e saj, ajo ju pyet juve, a ka ndërruar ndonjë gjë që nga atëherë?”
Premiera e kësaj monodrame është shfaqur vitin e kaluar, në muajin maj dhe është shfaqur edhe në dy festivale, në Strellc në festivalin ‘Nën Braza të Kohës’ dhe në Kukaj në festivalin ‘Etno Fest’.