E pasur me shfaqje të shumta do të jetë skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës edhe në ditët përmbyllëse të muajit prill, 2022.
– Sonte (27 prill), nga ora 21:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të jepet shfaqja “Bisha në hënë”, në regji të Butrint Pasha.
– Të enjten dhe të premten (28 dhe 29 prill), po ashtu në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga ora 21:00, do të zbarkoj shfaqja e baletit “Romeo dhe Zhulieta”.
– Teatri Kombëtar i Kosovës këtë muaj e përmbyll me shfaqjen “Kuartet”, në regji të Alban Beqiraj, e cila do të fillojë nga ora 21:00, të shtunën (30 prill).