Teatri Kombëtar i Kosovës këtë vikend, përkatësisht të shtunën, me datën 23.04.22, do të shfaqë shfaqjen muzikore ‘Zgjimi i Pranverës’, e autorit Frank Wedekind, me regji dhe adaptim nga Zana Hoxha, prodhuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.
Shfaqja në fjalë është shpërblyer me çmimin “Regjia më e mirë” në Festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, i cili u mbajt në Dibër.
Kjo shfaqje e krijuar dhe prezantuar gjatë pandemisë arriti suksese edhe në edicionin e katërmbëdhjetë të ‘ITF SkupiFestivali’, me ç’rast fitoi çmimin “Grand Prix” si shfaqja më e mirë. Suksesi i shfaqjes nuk mungoi edhe në festivalin “Moisiu On” në Tiranë, që njërin nga çmimet e rrëmbeu aktorja Arta Muçaj, e cila u shpërblye me çmimin “Aktorja më e mirë joprotagoniste”, me rolin e saj në shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës”.
“Zgjimi i Pranverës” do të shfaqet të shtunën nga ora 21:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.