Sipas organizatës botërore të shëndetësisë ata persona që kujdesen për vete dhe hanë ushqim të shëndetshëm kanë rrezik shumë më të vogël të preken nga sëmundja e kancerit, e monitorojnë më lehtë peshën e tyre, problemet me diabet pothuajse i zhdukin, kanë dhëmbë më të shëndetshëm dhe definitivisht bëjnë gjumë më të mirë.
Për tu njoftuar më shumë rreth të ushqyerit të shëndetshëm, Radio KFOR-i kontaktoi nutricionistin dhe themeluesin e qendrës “Corpone Sano”, Dr. Agron Rexhepi, i cili u shpreh:
“Me të ushqyer të shëndetshëm kuptojmë marrjen e sasisë së mjaftueshme të ushqimit nga aspekti kualitativ dhe kuantitativ, e po ashtu duhet kushtuar rëndësi edhe konsumimit të mjaftueshëm të lëngjeve. Sipas disa indikatorëve një person i shëndetshëm duhet të konsumojë nga 6 deri në 7 gota ujë brenda ditës. Nëse dëshirojmë të gjejmë sasinë e saktë të konsumit atëherë një person duhet të konsumojë 30ml lëngje për çdo kilogramë të peshës trupore.”
Në mënyrë që të kemi një trup të shëndeshëm është shumë më rëndësi edhe konsumimi i frutave.
Nutricionistët në mbarë botën sugjerojnë që një person duhet të konsumojë të paktën 5 lloje të frutave brenda një dite.