“Arritja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm kërkon një ndryshim sizmik – i cili mund të ndodhë vetëm nëse fuqizojmë të rinjtë dhe punojmë me ta si të barabartë “, kështu ka thënë Sekretari Gjeneral i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duke vënë në pah rëndësinë që ka fuqizimi i të rinjve dhe përshtatja në kohën kur digjitalizimi po transformon shoqëritë botërore. Për këto dhe shumë arsye të tjera, 12 gushti shënon “Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve”, datë kjo e vendosur qysh nga vitit 1999 dhe e njëjta ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin mbi çështjet që prekin të rinjtë e mbarë globit.
“Dita Ndërkombëtare e të Rinjve” sivjet shënohet nën temën “Rinia dhe Qëndrueshmëria Mjedisore”, e cila kërkon që të rritet vetëdija e mbrojtjes mjedisore, krahas krijimit të politikave të qëndrueshme dhe zhvillimit teknologjik. Kjo ditë është një mundësi e mirë për të njohur dhe vlerësuar rëndësinë e rinisë në zhvillimin e shoqërisë. Kjo ditë është një thirrje për të gjitha vendet dhe komunitetet që të investojnë më shumë tek të rinjtë dhe të sigurojnë që ata të kenë mundësi të barabarta për të ndjekur aspiratat e tyre.







