Të pakufizuar nga normat shoqërore të rrënjosura thellë, rinia janë ata të cilët mund të ndryshojnë botën. Se çfarë mendojnë të rinjtë për diversitetin dhe dobitë e tij, Radio KFOR-i ka kontaktuar të rinj shqiptar dhe serb.
“Ka shumë përfitime nga dallimet multietnike. Duke i njohur kulturat e njëri-tjetrit ne përfitojmë njohuri dhe përvoja të reja. Unë personalisht jam shumë i gatshëm të bashkëpunoj me të rinjtë serb edhe në aspektin social. Prandaj, unë i kisha ftuar të gjithë të rinjtë që t’i lënë anash ndasitë etnike e kulturore dhe të vendoset në pah njerëzorja”, tha Paris Guri, nga Prishtina.
Gjatë edukimit dhe shkollimit të saj, Aleksandra Mirković, nga Graçanica, kuptoi se ndërtimi i një marrëdhënieje plot respekt, besim dhe kujdes me njerëz nga komunitete të ndryshme në Kosovë është thelbësor për sukses në çdo aspekt: “Së pari, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për identitetin tonë, kulturën dhe mënyrën se si gjithçka që duket ndryshe nga të tjerët, duhet t’i njohim pengesat dhe të përpiqemi t’i kapërcejmë ato së bashku. Shoqërimi me bashkëmoshatarë nga të gjitha komunitetet në Kosovë, më ndihmoi të kuptoj se në fakt ne të gjithë përballemi me të njëjtat probleme, si papunësia, të rinjtë e përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes, normat patriarkale dhe që këto probleme nuk janë veçanërisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Përkundrazi, përparësia jonë është se së bashku mund të luftojmë për mbijetesë, prosperitet dhe për një të ardhme më të sigurt, që përfshin të gjithë të rinjtë, pa marrë parasysh gjininë, etninë, besimin dhe gjuhën.”
Duke parë botën me sy të freskët, të rinjtë mendojnë se nuk ka asnjë arsye që ndryshimi të mos jetë i mundur, tani!