Nëse jeni duke pritur qe të porosisni së shpejti telefonin e ri të Samsung, na vije keq t’ju themi se duhet të prisni edhe pak. Si duket diçka s’ka shkuar mirë dhe një Galaxy S21 FE s’do ta kemi në treg edhe për një kohë të pa caktuar. Siç njoftojnë mediat botërore, Samsung është detyruar të ndalojë prodhimin e modelit S21 FE, pasi kishte mungesë komponentësh.
Edhe për Microsoft, kjo javë ka qenë mjaftë e ngarkuar. Kujtojmë bujën e madhe mediatike që ka bërë version i ri Windows 11, e bashkë me versionin e ri, gjigandi ka njoftuar se deri kur do ta mbështesë sistemin e saj aktual operativ Windows 10. Sipas tyre, dita e saj e fundit e përdorimit është data 14 tetor, 2025, kur versionet: Home, Pro, Pro Education dhe Pro Workstations do të mbeten pa mbështetje.
Aplikacioni i famshëm i identifikimit të këngëve, Shazam, është kurorëzuar me ‘fituesin’ e javës teknologjike. Shazam, që ka afro 200 milionë përdorues aktivë në muaj, po performon shumë mirë e këtë e dëshmon edhe raporti i fundit, në të cilin thuhet se vetëm brenda një muaji, 1 miliardë këngë janë identifikuar përmes aplikacionit Shazam.