Teknologjia është një fushë shumë e gjerë, që përfshin gjithçka nga pajisjet elektronike, softueri dhe aplikacionet, deri te teknologjia industriale, inteligjenca artificiale e shumëçka tjetër. Edhe kjo javë ka qenë plot e përplot të reja teknologjike të cilat po i fillojmë me kompaninë Apple, e cila po e shtrinë mbulueshmërinë edhe në fushën e sportit. Kompania në fjalë ka njoftuar për lansimin e Apple Sports, një aplikacion ky falas për përdoruesit e iPhone, që ofron rezultate në kohë reale, statistika dhe gjasat e lojërave. Në fillim, përdoruesit do të kenë qasje në të dhënat në kohë reale nga basketbolli amerikan NBA dhe Liga Kombëtare e Hokejit (NHL).
Google po ashtu ka sjellë të reja këtë javë. Kompania ka njoftuar se ka shtuar një funksion të ri eksperimental të inteligjencës artificiale gjeneruese, në shfletuesin Chrome. Mjeti i ri quhet “Help me write” (Më ndihmo të shkruaj), sepse ajo çfarë bën është t’i ndihmojë përdoruesit të ndërtojnë fjalë më përshkrues ose paragrafë të plotë sipas kërkesës së përdoruesve.
Të reja këtë javë patëm edhe nga Threads. I prezantuar vitin e kaluar si përgjigje ndaj atyre që po kërkonin një alternativë të re si Twitter, tani aplikacioni Threads ka shtuar gjithnjë veçori të re për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Në valën e fundit të përditësimeve, aplikacioni po teston aftësinë për të vendosur postime në draft si dhe aftësinë për të shkrepur dhe ndarë një foto brenda aplikacionit. Bashkë me njoftimin për këto ndryshime, nga Threads njoftojnë se për momentin funksionet e reja po testohen tek një numër i vogël i përdoruesve.
Të reja kemi edhe nga Elon Musk. Sipërmarrësi i teknologjisë po planifikon që të krijojë një shërbim emaili si dhe një postim në platformën e tij të mediave sociale X. Musk ka zbuluar se një produkt i quajtur ‘XMail’ po ‘vjen se shpejti’.