– Më 3 mars të vitit 1986, Metallica publikuan kryeveprën e tyre ‘Master of Puppets’. I konsideruar gjerësisht si albumi më i mirë metal i të gjitha kohërave, ‘Master of Puppets’, shënoi albumin e tretë në studio të grupit dhe rekordin e fundit me basistin Cliff Burton, i cili vdiq në një aksident, gjatë turneut promovues të albumit.
– Në këtë datë, por të vitit 1965, kitaristi Eric Clapton luajti shfaqjen e tij të fundit me The Yardbirds dhe rekomandoi që grupi të punësonte kitaristin e ardhshëm të Led Zeppelin, Jimmy Page.
– Më 3 mars, të vitit 1972, Elton John publikoi “Rocket Man”, e bashkë-shkruar me kantautorin Bernie Taupin, e cila u bë një nga këngët e tij më të pëlqyera.