Edhe kjo javë ka sjellë zhvillime interesante nga bota e teknologjisë dhe shkencës.
Google ka prezantuar Google Pixel 10a, një smartfon me çmim 499 dollarë, i pajisur me procesorin Tensor G4 dhe inteligjencën artificiale Gemini. Ai vjen me kamerë 48 megapikselë, ekran 6.3 inç dhe bateri që zgjat deri në 30 orë përdorim. Pajisja është ndërtuar pjesërisht me materiale të ricikluara dhe përfshin funksionin Satellite SOS për raste emergjente.
Ndërkohë, në Austri, shkencëtarët kanë krijuar kodin QR më të vogël në botë, tashmë i regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness. Ky QR kod mund të ruajë sasi të mëdha të dhënash në hapësira mikroskopike, pa pasur nevojë për energji. Në Sydney të Australisë është zhvilluar një metodë e re me teknologjinë MRI, e cila ngrin dhe shkatërron tumoret pa ndërhyrje kirurgjikale, duke u mundësuar pacientëve rikuperim shumë më të shpejtë.
Po ashtu, shkencëtarët suedezë kanë krijuar implante që treten vetë pas përfundimit të funksionit të tyre në trup, duke shmangur operacionet e dyta. Ndërsa në fushën kreative, inteligjenca artificiale Gemini e Google tashmë mund të krijojë këngë 30-sekondëshe bazuar në përshkrimet e përdoruesve, duke zgjeruar edhe më tej përdorimin e AI në muzikë.
Derisa teknologjia po evoluon çdo ditë, Radio KFOR-i ju mbanë të informuar me risitë më të fundit.







