Edhe kjo javë në mbarë botën solli një sërë zhvillimesh të rëndësishme në teknologji, inovacion dhe shëndetësi. Gjiganti korean Samsung pritet të prezantojë ne fund të muajit shkurt serinë e re Galaxy S26. Sipas informacioneve të rrjedhura, modelet S26, S26+ dhe S26 Ultra, do të pajisen me 12 GB RAM, ndërsa versioni Ultra do të ofrojë deri në 16 GB RAM dhe 1 TB memorie. Pajisjet do të kenë ekran Dynamic AMOLED 2X me 120 Hz, bateri deri në 5,000 mAh dhe mbrojtje Gorilla Armor 2. Çmimet në Evropë parashikohet të nisin nga 999 euro për modelin bazë dhe të arrijnë deri në 1,469 euro për Ultra.
Në fushën e robotikës, Bosnja and Hercegovina ka prezantuar robotin e parë humanoid të quajtur Roby, i zhvilluar nga Vandri Robotics. Roboti u demonstrua publikisht në Sarajevë, ku lëvizi në hapësira tregtare dhe ndër veproi me të pranishmit.
Zhvillime premtuese janë shënuar edhe në mjekësi. Në Brazil, shkencëtarët kanë zhvilluar një trajtim eksperimental për dëmtimet e palcës kurrizore, që synon rikthimin e komunikimit mes trurit dhe trupit tek pacientët e paralizuar. Në janar 2026, Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes Shëndetësore (Anvisa), miratoi fazën e parë të provave klinike për substancën polylaminin, rezultat i rreth 25 viteve kërkim.
Një tjetër risi vjen nga Universiteti i Pensilvanisë, ku studiuesit kanë zhvilluar një çamçakëz mjekësor që mund të neutralizojë mbi 95% të viruseve në pështymë. Produkti vepron si një “karrem molekular”, duke kapur grimcat virozë para përhapjes. Testet laboratorike tregojnë se 40 mg çamçakëz mund të ulin përqendrimin viroz me më shumë se 95%, ndërsa provat klinike do të vazhdojnë gjatë vitit.







