Edhe kjo javë, ka qenë mjaftë befasuese me të rejat nga teknologjia. Kompania Apple ka njoftuar se po bashkëpunon me kompaninë neuro-teknologjike Synchron, për të zhvilluar një mënyrë që përdoruesit të kontrollojnë me sinjale truri, pajisjet iPhone dhe iPad. Synchron, është një startup në neuro-teknologji që prodhon impiante të ndërfaqes tru-kompjuter (BCI) të quajtura Stentrode. Të njëjtat synohet të integrohet me sistemin e Switch Control dhe të publikohen në fund të vitit 2025. Po këtë javë, është prezantuar një bateri revolucionare që gjeneron energji përmes baktereve. Ky zbulim na vjen nga shkencëtarët e Institutit Shenzhen të Teknologjisë së Avancuar, në Akademinë Kineze të Shkencave dhe po flasim këtu për një teknologji që përdor materie organike në dekompozim, për të krijuar energji në mënyrë të qëndrueshme dhe vetëmbushëse. Kjo bateri përbëhet 99% nga materiale biologjike.
Sa herë që teknologjia është bërë bashkë me shëndetësinë, në shumicën e rasteve kemi pranuar lajme të mira. Këtë javë Anglia është bërë vendi i parë në Evropë që ofron Nivolumab (Opdivo) në formë injeksioni, i cili zgjat vetëm 3–5 minuta. Ky ilaç përdoret për trajtimin e 15 llojeve të ndryshme të kancerit. Meqenëse pacientëve që kanë nevojë për trajtim çdo dy javë ose një muaj, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) i Anglisë tha se ky veprim do t’u kursente më shumë se një vit kohë trajtimi, pasi është procedurë që përfundon për 3-5 minuta dhe shkurtimi i kohës së trajtimit u kursye jo vetëm me kohën e pacientëve por edhe ndihmon sistemin shëndetësor të trajtojë më shumë njerëz.







