– Me 25 maj, të vitit 2010, bendi The Pussycat Dolls, fituan sezonin e 10-të të spektaklit televiziv ‘Dancing with The Stars’.
– Në po këtë datë, të vitit 1985, albumi i pestë i Dire Straits, i titulluar ‘Brothers in Arms’, filloi rrugëtimin 14-javor në krye të top listës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Duke qenë gjithashtu një nga albumet më të shitur në mbarë botën, ‘Brothers in Arms’ kaloi nëntë javë në krye të Billboard Hot 200.
– Në po këtë datë, të vitit 2004, këngëtarja Avril Lavigne, publikoi albumin e saj të dytë të titulluar ‘Under My Skin’, i cili përmban hitet “Don’t Tell Me” dhe “My Happy Ending”. Albumi u shit në 3 milionë kopje, vetëm në Amerikë.







