Edhe kjo javë që po e lëmë pas, na ka sjellë shumë të reja nga fusha e teknologjisë. Nga telefonat e rinj, kemi veçuar Oppo Find X8 Ultra, që është një prej prodhuesve kryesor të teknologjisë celulare Phone Arena dhe telefoni në fjalë po vlerësohet si një prej më të mirëve deri më tani, për vitin 2025. Celulari Oppo Find X8 Ultra, ka mbrojtje të lartë dhe rezistencë ndaj rënies, ekran OLED 6.82″, bateri 6100 mAh dhe kamerë të fuqishme 50 MP. Ky model Oppo vjen me çip Snap-dragon 8 Elite, ka 16 GB RAM dhe 1 TB memorie.
Këtë javë të reja kishim edhe nga Microsoft, kompani kjo e cila po kalon drejt një sistemi pa fjalëkalim, ku përdoruesit e rinj do përdorin vetëm metoda si passkeys dhe çelësa sigurie, për identifikim. Bëhet ditur nga vetë kompania që, llogaritë ekzistuese mund të heqin fjalëkalimet nëse duan, mirëpo nuk do të jetë diçka e detyrueshme.
Amazon, po ashtu ka qenë krye temë e javës, me që kompania në fjalë, ka nisur 27 satelitët e parë për projektin Kuiper, që synon shpërndarjen globale të internetit, si rival i Starlink-ut. Projekti 10 miliardë dollarësh, planifikon që të lansojë 3.226 satelitë deri në vitin 2026.
Po këtë javë, TikTok është gjobitur nga Autoriteti mbikëqyrës në Irlandë, me hiç më pak se 530 milionë dollar. Sipas Komisionit Irlandez të Mbrojtjes së të Dhënave, TikTok ka shkelur rëndë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), duke transferuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve evropianë, në Kinë.