Edhe përgjatë kësaj jave, industria e teknologjisë është përballur me ndryshime dhe sfida globale. Derisa Indonezia ndaloi shitjen e iPhone 16 për shkak të mos investimit të Apple në vend, duke lejuar vetëm sjelljen e tij nga jashtë për përdorim personal, nga ana tjetër Google Photos solli një ndryshim duke filluar të etiketojë përmbajtjet e modifikuara nga AI, diçka që u vlerësua si veprim i duhur që do të sjellë transparencë për përdoruesit.
Të reja javore kemi edhe tek inteligjenca artificiale. Në Chelsea, një kopsht unik me inteligjencë artificiale u krijua nga dizajneri Tom Massey dhe Microsoft, ku vizitorët mund të “flasin” me bimët, gjersa sensorët në tokë monitorojnë nevojat e tyre për ujë dhe lëndë ushqyese.
Sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga rrjetet sociale, këtë javë lajme kemi nga Norvegjia, që ka rritur kufizimin e moshës për hapjen e llogarive në rrjetet sociale, nën 15 vjeç, ku kanë pasuar edhe gjobat. Linkedin u gjobit me 310 milionë euro nga autoriteti irlandez, e cila u akuzua për shkelje të rregullave të BE-së mbi privatësinë.







