– Sot, më 2 nëntor, feston ditëlindjen reperi amerikan Cornell Iral Haynes Jr., i njohur në skenë me emrin Nelly. Ai ka lindur në St. Louis, Missouri, në vitin 1974.
– Në këtë datë, të vitit 1974 , Stevie Wonder arriti në pozitën e parë, në top listën muzikore të hiteve në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “You Haven’t Done Nothin”. Vokalet në prapavijë të këngës ishin regjistruan nga grupi The Jackson Five.
– Më 2 nëntor, të vitit 1967, The Beatles përfunduan regjistrimin e singlit të tyre të titulluar “Hello Goodbye” .
– Ishte data 2 nëntor, e vitit 1993, kur këngëtarja dhe kantautorja britanike, Kate Bush publikoi albumin e saj të shtatë të incizuar në studio, të cilin e titulloi ‘The Red Shoes’. Ky ishte edhe albumi i fundit i Bush, përpara një pauze 12-vjeçare nga muzika.







