Përmbledhjen javore në teknologji, e fillojmë me kompaninë Apple. Gjenerata e parë e iPhone, është shitur në ankand, për hiç më pak se 63 mijë dollarë. Edicioni i parë i telefonit të mençur, është shitur nga autoritetet e kompanisë amerikane, në pako origjinale, që s’ishte hapur kurrë.
Po javën që e kemi lënë pas, Facebook-u dhe Instagram-i njoftuan se përdoruesit do të mund të paguajnë për një verifikim. Verifikimi blu, do të kushtojë 11.99 dollarë në muaj në Web, ose 14.99 dollarë, për përdoruesit e iPhone. Lëvizja vjen pasi Twitter, zbatoi abonimin premium në Twitter Blue, në nëntor të vitit 2022. Po javën e shkuar, nga Koreja e Jugut bëjnë të ditur se atje po synojnë që të lansojnë rrjetin 6G, duke përdorur teknologjinë më të avancuar, rrjete celulare të avancuara, të bazuara në softuer të gjeneratës së ardhshme dhe duke forcuar rrjetet e zinxhirit të furnizimit. Një studim fizibiliteti që hulumton teknologjinë 6G, tashmë është duke u zhvilluar dhe i gjithë projekti ka një vlerë mbi 482 milionë dollarë.
Me këtë iniciativë, Koreja e Jugut dëshiron të kalojë përpara pjesës tjetër të botës, kur bëhet fjalë për teknologjinë 6G.