Aktivitetet në natyrë kanë të bëjnë me planifikimin dhe ekzekutimin e gjërave të bukura rekreative, në ambiente të jashtme.
Përfitimet e aktiviteteve argëtuese në natyrë, janë të shumta. Për shembull, aktiviteti në natyrë është një nga trajtimet më efektive për depresionin. Përveç lehtësimit të depresionit, aktivitetet rekreative mund të rrisin shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Prandaj, ekspertët na këshillojnë që përveç në ambientet të brendshme, të merremi me ndonjë aktivitet fizik edhe në natyrë, si p.sh. me ecje, vrapim, biçikletë, kamping, peshkim, hiking (Ngjitje në bjeshkë), të fotografoni, e shumë e shumë aktivitete të tjera që mund të bëhen në natyrë.
Aktivitetet në natyrë mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik si dhe të ofrojnë një mundësi për t’u shoqëruar dhe për tu lidhur me bukuritë e natyrës.