Përmbledhjen javore me më të rejat në teknologji, këtë javë e fillojmë me kompaninë Sony, apo me kufjet e reja PlayStation VR2, të cilat Sony do t’i vendos në treg me datën 22 shkurt, 2023. Çmimi i këtyre kufjeve pritet të jetë 550 dollarë, ndërsa për to, do ju nevojitet edhe një mbushës, çmimi i të cilit është 50 dollarë. Javën që po e lëmë pas WhatsApp, ka shpalosur përditësime të reja. Një prej opsioneve të reja është Voice Status, ku përdoruesit mund të vënë në statusin e tyre një regjistrim zanor për 30 sekonda. Një tjetër risi është edhe tek privatësia e audiencës, ku përdoruesit mund të kontrollojnë audiencën për çdo status që publikojnë, e po ashtu bashkë me përditësimin e fundit, vijnë edhe emogji të reja në Whatsapp.
Nga të rejat teknologjike, duhet të përmendim edhe gjigandin e kërkimeve, Google i cili tregoi se po lanson një platformë të Inteligjencës Artificiale, të quajtur Bard. Kjo platformë do të testohet nga një grup njerëzish para se të bëhet publik gjatë javëve të ardhshme, ka njoftuar vet Google. Po javën e shkuar, kompania softuerike në Gjermani, Vay është bërë kompania e parë që vendosë një automjet në lëvizje, pa persona brenda, në një nga rrugët evropiane. Ky moment po cilësohet historik meqë startup-i thotë se po hapet rruga për një shërbim lëvizshmërie të telekomanduar, brenda muajve. Vay po prezanton “teledriving”, i cili përfshin njerëzit që kontrollojnë veturat me telekomandë nga stacionet fizike të drejtimit, me milje larg, si hap i ndërmjetëm drejt autonomisë së plotë.