Të rejat javore nga teknologjia, kësaj radhe i fillojmë me gjigandin Samsung. Kompania e informimit digjital ‘Digital Chat Station’, ka thënë se versioni i thjeshtë Galaxy S23, do të ketë një bateri 3.900 mAh, që është një përmirësim në krahasim me paraardhësin e tij. Bëhet e ditur gjithashtu se ekrani do të jetë 6.1” me rezolucion Full HD+. Sa i përket mbushjes së baterisë, ajo do të jetë 25W.
Në përmbledhjen javore të të rejave në teknologji, e kemi edhe aplikacioni WhtasApp. Aplikacioni i bisedave, në vazhdimësi këtë vit është përkujdes që të sjell mundësi të shumta të lidhjes mes njerëzve. Në muajin maj të këtij viti, WhatsApp rriti madhësinë e grupit në 512 persona dhe shtoi mundësinë për të ndarë dokumente me madhësi deri në 2GB dhe tani, kjo mundësi është dyfishuar. Në versionin më të fundit të WhatsApp, për Android dhe iOS, përdoruesit mund të shtojnë deri në 1.023 pjesëmarrës të tjerë në një grup dhe pasi po flasim për gupe të mëdha, WhatsApp është duke punuar në mjete të reja, që duhet t’u japin administratorëve më shumë mënyra për të trajtuar grupe të mëdha.
Lajme aspak të mira këtë javë kemi pasur për kompjuterët. Shitjet e kompjuterëve në mbarë botën në tre mujorin e tretë, kanë shënuar rënie për 18% sipas të dhënave të firmës analitike Canalys. Kompania e vetme me rritje krahasuar me një vit më parë, është Apple dhe rritja është modeste prej 1.7%.Të gjithë prodhuesit e tjerë të mëdhenj kanë pësuar rënie dyshifrore.