Data e sotme, 16 tetori, shënon “Ditën Botërore të Ushqimit” dhe na shërben për të na rikujtuar se sa i rëndësishëm është ushqimi.
Kjo ditë, përkujton themelimin e Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, në vitin 1945, ku qindra ngjarje dhe aktivitete informuese në mbarë botën bashkojnë qeveritë, bizneset, publikun dhe mediat, për të promovuar ndërgjegjësimin dhe veprimin për ata që vuajnë nga uria.
Tema e këtij viti që shënon “Ditën Botërore të Ushqimit”, është “Mos lini askënd prapa!”.