Përmbledhjen javore në teknologji, e fillojmë me ngjarjen vjetore të Apple -“Far Out”. Javën që po e lëmë pas, Apple zbuloi katër iPhone të ri, me iPhone 14 që është 6.1 inç dhe iPhone 14 Plus 6.7 inç. Sa i përket çmimit, një iPhone 14, kushton nga 799 dollarë dhe modeli më i madh ‘Plus’, fillon nga 899 dollarë. Bashkë me këta të dy, Apple lansoi edhe linjën Premium, pra iPhone 14 Pro, që vijnë në modelet në katër ngjyra: e zezë, argjend, ari dhe vjollcë. AirPods Pro 2, janë kufjet e reja që Apple lansoi në ngjarjen vjetor, sikurse i solli edhe tri orë të reja Apple. Nga orët, po veçojmë Apple Watch Ultra, që është orë inteligjente e nivelit të lartë, e cila dedikohet për zhytës në det, ka një ekran më të ndritshëm, është më rezistent ndaj ujit, vjen me një busull të avancuar dhe merr 60 orë kohë përdorimi.
Edhe nga Huawei patëm këtë javë paralajmërime për modele të reja të telefonave të mençur. Kompania ka prezantuar serinë Mate 50, Techqë ka aftësinë për të dërguar tekste përmes komunikimit satelitor. Mate 50 dhe Mate 50 Pro, do të jenë në gjendje të dërgojnë tekste të shkurtra dhe të përdorin navigimin, duke lejuar komunikimin në zona pa sinjal celular.
Një aplikacion telefoni celular që mund të zbulojë COVID-19 në zërat e njerëzve, është po ashtu pjesë e përmbledhjes javore të teknologjisë. Po flasim për një model të inteligjencës artificiale i cili thuhet se ka qenë 89% i saktë për t’u përdorur. Aplikacioni që është quajtur “COVID19 Sounds”, na vjen nga Universitetit të Kembrixhit dhe detekton virusin në bazë të zërit të njeriut.