Grupi i çiklizmit ‘Marakli t’Biciklave’, po e organizon aktivitetin e radhës me biçikleta malore (Mountain Bike), me datën 11 shtator, ndërsa nisja do të bëhet nga Prishtina, në drejtim të maleve të Qyqavicës dhe anasjelltas.
Të interesuarit ftohen të takohen në shesh të Prishtinës, nga ora 09:00, kurse pjesëmarrjen tuaj luteni ta konfirmoni në mesazh direkt në faqen zyrtare të grupit ‘Marakli t’Biciklave’ në Facebook ose përmes Instagramit @maraklitbiciklave. Mosha e lejuar për pjesëmarrje është +16 vjeç, ndërsa moshat më të reja mund ti bashkëngjiten aktivitetit, vetëm nën përkujdesjen e prindit apo kujdestarit.
Distanca që do të përshkohet nga çiklistët është e madhe dhe vlen të theksohet se tereni është i vështirë dhe sfidues, andaj nuk preferohet për fillestarët.