Mbikëqyrjen prindërore që e kishte paralajmëruar qysh vitin e shkuar Instagram, vetëm këtë javë ka njoftuar që ka hedhur hapat e parë për ta aplikuar atë. Është kompania amë Meta, e cila prezantoi mbikëqyrjen prindërore në Instagram, ku kontrollet do të shfaqen në hapësirën e re “Family Center”, ku prindërit mund të vendosin limite kohore dhe të kufizojnë qasjen në informacione gjatë përdorimit të aplikacioneve nga fëmijët. Fillimisht prindërit do të mund të shohin një listë llogarish që fëmijët e tyre i ndjekin si dhe çfarë llogarish ndjekin ata. Prindërit gjithashtu do të njoftohen nëse fëmija i tyre ka raportuar një përdorues tjetër. Përditësimi momentalisht është i qasshëm vetëm në SHBA.
Të reja javore teknologjike kemi edhe nga Franca. Kompania franceze Vitirover, ka zhvilluar kositëse të automatizuara solare, që mund të përdoret nëpër vreshta dhe fusha tjera bujqësore. Këto kositëse mund të përdoren në grupe prej 50 njësish, në një pronë prej 50 hektarësh apo në një rreze prej 20 kilometrave. Kositësen e përbëjnë qelizat polikristaline, ndërsa energjia akumulohet në bateri. Sistemi mund të punon me kapacitet të plotë në një pjerrtësi prej 15 shkallë dhe të arrijë shpejtësinë prej 300 kilometra në orë.
Java teknologjike ka qenë fitimprurëse edhe për gjigandin Google, i cili ka fituar edhe një herë në një betejë ligjore të vazhdueshme me uebsajtin e teksteve të këngëve Genius, i cili pretendoi se Google po përdorte tekstet e tij të transkriptuara pa leje në rezultatet e kërkimit. Kujtojmë që Genius e paditi Google në vitin 2019, duke thënë se kompania Google po merrte tekste nga faqja e saj e internetit duke shkelur të drejtën e autorit.