‘Dita Ndërkombëtare e Lumturisë’ është një festë vjetore e cila u themelua nga Kombet e Bashkuara më 20 mars, të vitit 2011. Kjo ditë jep një shans për të gjithë, që të ndërmarrin hapa për ta bërë jetën e tyre dhe të tjerëve edhe më të lumtur.
Stresi, pakënaqësia, shqetësimet dhe frika e punës së tepërt, klima, situata ekonomike ose çfarëdo tjetër që mund të rëndojë në mendjen tuaj, mund t’ju heqë lumturinë. Prandaj, në ‘Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë’, merrni pak kohë për të lexuar mënyrat se si mund t’i lehtësoni këto emocione, qoftë përmes meditimit, vëmendjes ose kujdesit për veten dhe kështu mund të filloni të fitoni një këndvështrim më të ndritshëm për jetën.
Bëni diçka që ju bën të lumtur dhe gjeni kohë për të reflektuar mbi çfarëdo ndjesie gëzimi dhe kënaqësie që mund të arrini.
Një studim i Universitetit të Harvardit, zbuloi se një nga çelësat për një jetë të lumtur, është të kalosh kohë me të tjerët, prandaj mundohuni të mendoni për mënyra të vogla se si mund t’ia ndriçoni ditën vetës dhe dikujt tjetër!